Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 3-të të saj, teksa tashmë skuadrat kanë nisur të “blindojnë” vendet e tyre në tabelën e klasifikimit. Fitorja e Elbasanit “kërcënon” Bylisin dhe Apoloninë, pasi të 3-ja ekipet ndajnë 3 vendet e para në tabelën e klasifikimit me nga 7 pikë.
Elbasani rikthehet në krye pas fitores minimale me Lushnjen, ndërsa nga ana tjetërt Apolonia ndalet në barazim me Besën, ndërsa Bylisi ngec barazim me Tomorin. Vora rikthehet te fitorja dhe tashmë ndodhet vetëm 1 pikë larg 3 vendeve të para, teksa mposhtën Burrelin.
Dueli i pretendentëve mes Kastriotit dhe Flamurtarit nuk prodhoi fitues. Dy ekipet u ndalën në barazim 0-0 në Fushë Krujë, me krutanët që ndodhet me 3 pikë në vendin e 7-të, ndërsa vlonjatët me 2 pikë një pozicion më poshtë.
Gjithashtu edhe Korabi dhe Luzi nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre. Kavajasit ndodhen në vendin e 9-të, ndërsa skuadra nga Peshkopia një pozicion më poshtë. Tabelën e klasifikimit e mbyllin Burreli me 1 pikë dhe Lushnja me 0 pikë.
Java e 3-të rezultoi të ishte java e barazimeve, teksa u regjistruan plot 4 baraazime, ndërkohë festuan vetëm Vora dhe Elbasani.
[caption id="attachment_706810" align="alignnone" width="688"] Renditja e Kategorise se Pare pas javes se 3-te[/caption]