
Pasditja e sotme do të jetë e mbushur me mjaft emocione,
pasi përpos Kategorisë Superiore luhet edhe në Kategorinë e Dytë. Në grupin A,
Internacinal Tr do të mas forcat me Sopotin, me dy skuadrat që luajnë thjeshtë
për prestigj. Ndërkohë, Tërbuni do të kërkojë të bëj çmos për të marrë 3 pikët
në transfertën e Klosit, çka do i jepte kreun e renditjes.
Grupi B zbret thuajse i gjithi në fushë, pasi vjen me 6 përballje mjaft
interesante. Shkumbini dhe Devolli, pretendent për një biletë në Kategorinë e
Parë do të jenë vendase përballë Naftëtarit dhe Këlçyrës. Në takimet e tjera: Albpetrol - Përmeti , Skrapari - Devolli, Memaliaj - Tepelena, Gramozi - Maliqi. Të gjithë
takimet luhen duke nisur nga ora 16:00.