
Mbyllen të gjitha ndeshjet e Grupit A në Kategorinë e Dytë. Rezultate surprizë nuk mund të thuhet teksa humbja e Vorës ndaj Veleçikut vlen thjeshtë për statistkia pasi voranët i kanë mbyllur të gjitha llogaritë duke siguruar promovimin në Kategorinë e Parë.
Valbona bën detyrën teksa fiton bindshëm 1-4 përballë Adës së vendit të fundit. Fitore për Shkënkollin përballë Ilirisë ndërsa sukses arriten edhe Murlani me Gramshin përballë Naftëtarit dhe Bulqizës. Më poshtë mund të mësoni rezultatet e plota dhe golashënuesit.
Rezultatet:
Ada 1–4 Vabona (Lera 21' / Mziu 22', 57', Jaupaj 42', 74')
Bulqiza 0–2 Gramshi (Murati 65', Hasani 85')
Shënkolli 3–1 Iliria (Lleshi 18', 63', 87' / Xeka 83')
Murlani 2–0 Naftëtari (Djepaxhia 50', Kaçubela 86')
Veleçiku 2–1 Vora (Shekaj 25', Kacaj 27' / Balla 34')
Poll