
Kategoria e Dytë luan sot javën e 18-të të Grupit A me 10 ekipe që do të zbresin në fushën e lojës paralelisht në orën 15:00. Sfida më e fortë e fortë e javës është ajo mes Naftëtarit dhe Veleçikut, ku ekipi i 5-të pret në shtëpi ekipin e 2-të në renditje.
Sopoti dhe Valbona do të presin në shtëpi Adën dhe Bulqizën ku nuk duan të diskutojnë fitoren ndërsa Iliria – Murlani është një përballje direkte mes 2 ekipeve të vendit të 7-të dhe 8-të. Sfida tjetër është ajo mes Gramshit dhe Shënkollit.
Kampionët zyrtar të këtij grupi, Vora e bëjnë pushim këtë javë por gjithsesi, ndeshjet e mbetura do të shërbejnë thjesht për statistika pasi titullin e kanë në xhep tashmë.
Ndeshjet e ditës:
Naftëtari – Veleçiku
Iliria – Murlani
Gramshi – Shënkolli
Valbona – Bulqiza
Sopoti - Ada