
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 18-të në grupi A në Kategorinë e Dytë. Në 5 sfida janë shënuar 15 gola. Veleçiku fitoi 2-0 ndaj Naftëtarit, ndërsa Valbona triumfoi 1-0 ndaj Bulqizës.
Në duelin u zhvillua në Fushë-Krujë, mes Ilirisë dhe Murlanit janë shënuar 6 gola, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë në këtë takim. Sopoti mposhti 3-0 Adën, edhe Gramshi fitoi ndaj Shënkollit me shifrat 3-1.
Kujtojmë se kampionët zyrtar të këtij grupi, Vora e bëjnë pushim këtë javë por gjithsesi, ndeshjet e mbetura do të shërbejnë thjesht për statistika pasi titullin e kanë në xhep tashmë.
Rezultatet e ndeshjeve:
Naftëtari – Veleçiku 0-1 (Rrustemaj 14')
Iliria – Murlani 3-3 (Xeka 6', Leshi ne 23', Zira 61'/ Trianoski Junior 12', Hasaj 77', Djepaxhia 90')
Gramshi – Shënkolli 3-1 (Veliu 28', Murati 58', 71'/ Lleshi 90')
Valbona – Bulqiza 1-0 (Mziu 2')
Sopoti – Ada 3-0 (Mici 21’, Levendi 23’, Mici 59')