Ekipi i Kastriotit është rikthyer në Shqipëri pas fazës përgatitore të zhvilluar në Bullgari, ku patën mundësinë të luanin dhe disa ndeshje miqësore me ekipe të huaja.
Ndërkohë krutanët ditën e djeshme janë stërvitur për herë të parë pas kthimit në Krujë, pasi ditën e sotme do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Ilirinë e Fushë-Krujës. Takimi do të luhet në orën 17:00 në stadiumin "Redi Maloku" të qytetit të Fushë-Krujës, aty ku Kastrioti do të luajë dhe ndeshjet si pritës këtë sezon në Superligë.
[gallery columns="1" size="full" ids="266906"]
Poll
