Vllaznia e femrave
Vllaznia e femrave ka triumfuar përballë Apolonisë, në ndeshjen finale të “Final Four”, në kampionatin e vajzave. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi në shifrat 2-0 në favor të shkodraneve.
Megi Doçi shënoi në minutën e 32-të, teksa në të 81-tën mendoi Deda, për të vulosur fitoren përballë fierakeve.
Në këtë mënyrë, ky rrugëtim fantastik i Vllaznisë kurorëzohet me titullin e 13-të në histori të klubit.
Poll
