
Kastrioti do të luajë sot kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Krutanët do të jenë sot pa trajnerin e tyre Ramadan Ndreu, teks aky i fundit u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 5 ndeshje pezullim. Veç këtij penalizimi, atij nuk i lejohej sipas organit të drejtëisë sportive të qëndronte as në tribunë.
Mirëpo kjo duket se ka qenë një gabim në përshkrimin e Komisionit të Disiplinës pasi Ndreu ka deklaruar para medieve se do të jetë i pranishëm në tribunë për të ndjekur ekipin e tij, pse jo edhe ta udhëzojë. Kujtojmë që ndeshja Kastrioti - Teuta është programuar të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin e Kamzës. Një sfidë që ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat që luftojnë për objektiva të kundërt.