
Kastrioti është në kërkim të disa lojtarëve në merkato për të plotësuar hapësirat boshe të lëna nga largimi i shumë futbollistëve. Një repart që ka nevoj urgjente për blerje është porta. Skuadra krutane pas largimit të Klajdi Kukës është në kërkim të një portieri dhe gjatë ditëve të fundit është përfolur emri i ish-portierit të Bylisit, Xhorxheviç, por duket se palët nuk kanë gjetur akordin.
Drejtuesit e klubit i kanë hedhur sytë nga tregu vëndas, kryesisht nga Kategoria e Parë. Elson Demi është lojtari i parë në listën e Kastriotit i cili ka luajtur më parë me Besëlidhjen, ndërsa në gjysmëm e parë të sezonit ishte pjesë e Ilirisë. Në provë te krutanët janë edhe disa lojtar të tjetër, por pas ndeshjeve miqësore trajneri Devolli do të vendos nëse ndonjëri prej tyre do ti bashkohet zyrtarisht skuadrës.