[caption id="attachment_38653" align="alignleft" width="300"] Rrahmani parakalon para lojtarëve të Dinamo Zagreb pas pësimit të golit[/caption]
Është mbyllur me humbjen minimale me rezultatin 0-1 derbi i Zagrebit, ku është ndeshur Lokomotiva me Dinamon. Skuadra e shqiptarëve Grezda, Rrahmani dhe Çekiçi ka mundur që të bëjë rezistencë deri në minutën e 82, por ka pësuar gol nga Benkoviç dhe është rikthyer te humbja.
Eros Grezda dhe Amir Rrahmani e kanë nisur sfidën që nga minuta e parë, teksa sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 80. Endri Çekiçi as këtë takim nuk ka qenë në fushë, por as në stolin e rezervave.
https://www.youtube.com/watch?v=TPrxzk5YzRg