
Skënderbeu nuk ia del të fitojë miqësoren ndaj Karabakut. Skuadra ku luan edhe kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli ka fituar 1-0 në miqësoren që përfundoi pak çaste më parë në Antalia.
Rezultati u fiksua që në pjesën e parë të sfidës. Në minutën e 42-të, Agabala për Karabakun ndëshkoi kampionët e Superligës.
Në pjesën e dytë, trajneri Ilir Daja aktivizoi: Aldo Teqjan, Lulajn, Mustafën, Malajn, Karimin, Idrizajn, Gavazajn dhe Charles. Por, sërish rezultati nuk ndryshoi, ndonëse Skënderbeu pati raste për shënim, por edhe disa momente ku tregoi supermaci ndaj Karabakut.
FT/ Karabak-Skënderbeu 1-0
Poll