Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë paraqitjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve në kampionatin Europian. Si skuadër dhe shtet debutues ne i dhamë shumë Europës së futbollit shumë, por nuk mund të shpëtonim me kaq nga eliminimi në fazën në grupe.
Mediat e huaja kanë shigjetuar kapitenin e kuqezinjve, Lorik Canën, i cili edhe pse u prit si hero në Shqipëri, për vlerësuesit ai ka marrë notë të ulët dhe është përfshirë në formacionin e dështakëve për skuadrat që u renditën në vendin e tretë në grup, apo edhe që kaluan në fazën e 1/8-ave.
Mediat e përshkruajnë profilin e Lorik Canës si hero në Shqipëri, por që tregojnë qartë se gabimet e tij në mbrojtje i është dashur që t'i korrigjojë Mërgim Mavraj, i cili ishte në një linjë me të në prapavijë. Notë negative Cana merr për faktin se u ndëshkua brenda pak minutave u ndëshkua me dy të verdhë dhe ishte një ndër faktorët kryesorë në humbjen e kuqezinjve.
Përpos kësaj situate, gazetarët e huaj nuk harrojnë të përmendin faktin e vetëm që edhe pse Shqipëria u eleminua, lojtarët kuqezininj morën vlerësimin nga Presidenti Bujar Nishani duke u nderuar me pasaporta diplomatike.
Formacioni - Në krah të Lorik Canës, lojtarët e tjerë të përfshirë në këtë formacion vlerësohen si yje në Europë dhe në skuadrat ku luajnë. Duke nisur nga porta me Joe Hart, në mbrojtje me Sergio Ramos, në mesfushë me Alaba e Sterling dhe në sulm Kane.
https://www.youtube.com/watch?v=VYuCLrwQ7AM
Portier: Joe Hart (Angli)
Mbrojtës: Ivan Strinic (Kroaci), Sergio Ramos (Spanjë), Aleksandar Dragoviç (Austri), Lorik Cana (Shqipëri)
Mesfushorë: Pavel Mamaev (Rusi), David Alaba (Austri), Arda Turan (Turqi), Raheem Sterling (Angli)
Sulmues: Harry Kane (Angli), Haris Seferoviç (Zvicër)