Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kapiteni nuk e braktis "anijen" në Gjeorgji, Partizani fluturon drejt Europës (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka nisur mëngjesin e sotëm udhëtimin drejt Gjeorgjisë. "Demat e kuq" luajnë nesër(e enjte) në orën 18:00 kundër Saburtalos, sfidë e vlefshme për turin e parë të Conference League.

Lista e federuar nga Partizani nuk e tregonte Alban Hoxhën dje, por mesa duket të kuqtë kanë zgjedhur që kapiteni të mos i mungojë ekipit, duke e bërë pjesë të udhëtimit. Kujtojmë se Hoxha prej disa ditësh nuk stërvitet me Partizanin për shkak dëmtimi.

 Partizani  ambientohet sot me transfertën gjeorgjiane, për të lënë shenjën e saj më pas nesër. Kështu të kuqtë nisin rrugëtimin e sezonit të ri me Europën, teksa kujtojmë që sfida e kthimit luhet më 14 korrik në "Air Albania".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga