Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kapiteni i Kukësit nuk “dorëzohet” për titullin: Kam pasur kontakte me Partizanin, mund ta përfundoj karrierën në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Kukësit nuk “dorëzohet” për titullin: Kam

Besar Musolli është një nga lojtarët më të mirë dhe më me eskperiencë te Kukësi. Kapiteni I skuadrës nuk është bashkuar ende me skuadrën pasi prej një javë ka mbërritur në Tiranën e për këtë arsye duhet të qendrojë në karantinë edhe disa ditë të tjera.

“Duhet të pres edhe disa ditë që të bashkohem me skuadrën. Po bëj një javë që kam ardhur në Tiranë e duhet të qendroj disa ditë të tjera para se të bashkohem me Kukësin.

“Ne kemi mundësi dhe ka shumë ndeshje. Nga gabimet e kundërshtarit dhe nga forma jonë e mirë mund të arrijmë vendin e parë”.

E ardhmja? “Për momentin nuk na është dhënë mundësi që të mendojmë për të ardhmen. Me Kukësin kam një marrëdhënie të mirë dhe profesionale. Nuk e di nëse do ta mbyll apo jo këtu pasi jam bërë me dy fëmijë. Ka një mundësi që së shpejt të rikthehem në Kosovë, por ka kohë ende”.

Dëshiron të luash me Partizanin? “Kam pasur oferta në të kaluarën. Nuk e di se besoj edhe pse nuk e besoj që të luaj”.

Goli me penallti në Kupë? “E kam thënë edhe më parë, që ky goli me penallti në Kupë kur fituam trofeun është më i bukuri”.  

Kosova? “Para se të dëmtohesha kam qenë në formën më të mirë në karrierë. Duke parë cilësit tani te Kosova nuk besoj se do të grumbullohen, por e kam provuar atë ndjesi që të debutoj me Kosovën”.

Lojtari më i mirë që kam luajtur? “Erik Flores, braziliani që ka luajtur me Kukësin dhe ka qenë një super lojtarë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga