
Pas refuzimit gjatë ditës së djeshme nga Komisarjati i policisë së Kamzës, sot ka ardhur lajmi i mirë për të dyja skuadrat.
Kështu presidenti i Kamzës, Qarri ka informuar se pas komunikimit me policinë, atij i është dhënë OK për zhvillimin e ndeshjes dhe se ai vetë jep garanci se ndeshja do të luhet siç është parashikuar.
Policia e Kamzës tha se, ajo asnjëherë nuk kishte refuzuar pjesmarrjen në ndeshje, por përgjigja e dhënë për klubin nuk ka ardhur nga krerët e institucionit, por nga sportelet, të cilët kanë dhënë një përgjigje negative rutinë, pa i kushtuar shumë rëndësi.
Ndeshja midis Kamzës dhe Skënderbeut do të luhet ditën e nesërme në stadiumin e kamzalinjëve, në orën 16:00.
Poll