
Matheus Cunha
Matheus Cunha vendosi të mbyllte aventurën e tij me Wolverhampton, për të nisur një aventurë të re me Manchester United. Ndërkohë, sulmuesi brazilian ka folur së fundmi, duke treguar se në fëmijëri, United ka qenë ekipi i preferuar.
“Që kur isha fëmijë në Brazil duke parë ndeshjet e Premier League në TV në shtëpinë e gjyshes sime. Manchester United ishte skuadra ime e preferuar angleze dhe ëndërroja të vishja fanellën e kuqe”, u shpreh sulmuesi brazilian.
Kujtojmë se “Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 74 milionë euro për të transferuar Cunha në “Old Trafford”. Ndërkohë vetë sulmuesi brazilian ka firmosur kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029.
Poll