Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nga kampionët te kampionët, TEUTA e mbyll me mesfushorin: Faleminderit për titullin e fituar pas 27 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT

Erando Karabeci nuk është më futbollist i Teutës. Durrsakët kanë komunikuar largimin e mesfushorit 32 vjeçar, me ish-kapitenin e Tiranës që do vijojë karrierën te kampionët e Kosovës, Prishtina.

Kampionët e Shqipërisë kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë në një vit, teksa e quajnë pjesë të familjes.

Njoftimi:

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga