Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kampionati shqiptar humbi një goleador, Dwamena shënoi gola njësoj me dy ekipet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati shqiptar humbi një goleador, Dwamena shënoi gola

Raphael Dwamena ishte një nga sulmuesit më kualitativ që ka pasur ndonjëherë Superiorja. Në vetëm 10 muaj qëndrimi në Shqipëri, ku përfaqësoi Egnatian ia doli më së miri të kthehet në një protagonist absolut në kampionatin shqiptar.

Këtë sezon gjeti plot 9 herë rrugën e rrjetës në 12 ndeshje të luajtura. Kryesoi tabelën e golashënuesve, teksa pas tij ndodhet Florent Hasani me 8 realizime.

Po të shikojmë skuadrat në tabelën e klasifikimit vëmë re se Dwamena ka shënuar 9 gola po aq sa dy ekipet e Superiores. Skënderbeu dhe Teuta janë dy skuadrat që kanë arritur të shënojnë vetëm 9 gola në 12 ndeshjet e këtij sezonit dhe kjo tregon sa produktiv ishte Dwamena.

Një humbje e madhe për kampionatin shqiptar, pasi tashmë tifozët dhe Egnatia nuk do të ketën më mundësi të shijojnë supergolat e tij, teksa nga krahu tjetër rrogozhinasit duhet të bëjnë llogaritë pa të dhe tashmë kanë një motiv më tepër për të tentuar titullin, këtë herë për kapitenin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga