
Finalja e Kupës së Shqipërsë vë përballë nesër Teutën dhe Tiranën, me takimin që luhet në Air Albania. Tekniku i durrsakëve, Edi Martini ka zhvillaur konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës, ku u shpreh besimplotë se të tijët do jenë ata që do ngrejnë trofeun në fund. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, ''tekniku'' tha se janë disa futbollistë që nuk janë në formën e tyre më të mirë.
''Takimi me Laçin duhet të dilte barazim. Ju e patë që ishin 80% lojtarë të rinj dhe vetëm 3 lojtarë ishin të formacionit bazë. Duhej ta mbanim barazim. Humbëm penallti në fund të ndeshjes. Gjithsesi, ishte një lojë e kënaqshme, por rezultati në futboll nuk është gjithmonë me të drejtën.Euforia para ndeshjes me Laçin?Nuk do të thosha kështu, isha i kushtëzuar të lija 80%të ekipit pushim. Nuk kishim eufori, atë ndeshje me Laçin donim ta fitonim. Ai ndryshim formacioni ndikoi te rezultati.Finalja me Tiranën?Kemi menduar që pas fitores në Vlorë kur siguruam pjesëmarrjen në Europë. Edhen para Laçit, ekipi ka gjendje të mirë. Kemi disa lojtarë jo në 100%-shin e tyre, rikuperimet vazhdojnë.
Ata kanë luajtur shumë dhe ngarkesa ka qenë e madhe. Gjendja është optimale.Dhuratë për 100 vjetor? Jemi të përqëndruar te kjo ndeshje më shumë se kurrë. Stërvitemi çdo ditë dhe mendojm për atë kupë, i kemi bërë hyzmetin kampionatit dhe Kupës. Djemtë janë të karikuar maksimalisht. Duhet të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. S'duhet të gabojmë. Ishalla e fitojmë dhe të kemi fatin me vete. Ne me ekipin kemi gjatë që mendojmë. Edhe unë bashkë me ta bisedojmë për mënyrën se si do ta interpreteojmë këtë ndeshje. Kam besim të madh se do ta fitojmë. Këta djem kanë sakrifikuar shumë për këtë kupë, nga pandemia, kampionati i gjatë, një herë në 3 ditë ndeshje. E meritojnë këta djem ta dërgojn këtë kupë në qytet" - pohon Martini.