Kaloi me sukses operacionin, reagon KUMBULLA: Ky është hapi i pari drejt rikuperimit, bëj maksimumin për t’u rikthyer në 110% tim
Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla i është në shtruar një operacioni. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u dëmtua në sfidën me Milanin në Serie A, ku pas një dueli me Olivier Giroud këputi ligamentin e përparmë të gjurit.
Pas operacionit koha e rikuperimit të Kumbullës do të jetë 6-8 muaj, ç’ka do të thotë se viti 2-23 mund të jetë i mbyllur për të. Gjithsesi nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar edhe mbrojtësi, i cili ka theksuar se operacioni është hapi i parë drejt rikuperimit dhe do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer në 110% e tij.
“Ky operacion është hapi i parë për rikthimin tim në fushë. Ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të falenderoj ekipin mjekësor. Tani duhet të pushoj fizikisht, por jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 110% për ngjyrat që mbroj. Faleminderit përsëri të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, shkruan Kumbulla.