
Ergys Kaçe nuk është aktivizuar nga PAOK në ndeshjet e fundit, ku shkaku kryesor është rinovimi i kontratës. Korçari i mesfushës së skuadrës selanikase nuk dëshiron të qëndrojë në Greqi, pikërisht te PAOK, por që të gjejë skuadër tjetër pasi ofertat nuk i mungojnë.
Por, ai nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me skuadrën helene për kontratën e re, çka e ka detyruar futbollistin të kërkojë ekip të ri. Sipas mediave helene, në zyrat e klubit bardhezi nuk janë kundër largimit të 23-vjeçarit shqiptar, por ende nuk ka mbërritur një ofertë konkrete.
“E vërteta është se palët nuk kanë arritur një marrëveshje ekonomike që t’i kënaqë të dyja palët”, thuhet në portalin “Sportdog.gr”. Kjo do të thotë që PAOK po kërkon për një zëvendësues për lojtarin shqiptar.