
Napoli u shpall kampion i Serie A 5 javë përpara përfundimit të kampionatit. Një sukses i jashtëzakonshëm i napolitanëve të cilët këtë sezon dominuan ndaj çdo kundërshtari.
Një meritë të madhe padiskutim e merr edhe Amir Rrahmani, i cili në repartin e mbrojtjes u kthye në një pikë kyçe në formacionin e Luciano Spalletit.
Mbrojtësi në të kaluarën e tij ka mbajtur veshur edhe fanelën ee Partizanit. Pikërisht nga demat e kuq ka ardhur edhe urimi më special për të.
“Historike!
Amir Rrahmani shpallet kampion në Serie A me Napolin.
Mbrojtësi që ka luajtur për dy vite te PARTIZANI, tashmë është pjesë e historisë duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit të 3-të të klubit napolitan. Urimeeee”, ka shkruar Partizani për ish-lojtarin e kuq.