Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ka luajtur me Bylisin dhe Turbinën, mbrojtësi e mbyll me futbollin në moshën 25-vjeçare: Kushtet dhe shumë arsye më detyruan të merrja këtë vendim

Shkruar nga NEWSPORT

Dorjan Bajrami e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 25-vjeçare. Një vendim i papritur nga lojtari që largohet kështu nga futbolli në kulmin e karrierës së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami është shprehur se kushtet dhe shumë arsye të tjera e kanë detyruar që të marrë këtë vendim drastik edhe pse ka shumë fuqi për të luajtur. Mbrojtësi ka luajtur për 8 vite e gjysmë me Turbinën, 1 vit me Gramshin, një vit me Luzin dhe 4 muaj me Bylisin në Kategorinë Superiore. Bajrami ka zbuluar edhe pengun e tij të karrierës që ishte të luante me Turbinën në Superligë.

Postimi i Bajramit:

Dy endrra i realizova , Mbajtja e shiritit ne krah per ekipin e qytetit tim dhe debutimi ne superlig i realizova , endrra ne sirtar ishte debutimi me Turbinen ne superlige. Do me mari malli shume! Per shume arsye , vendos te terhiqem nga futbolli i luajtur ne moshen 25 vjecare , nje dite do te ndodhte , por nuk e prisja kaq heret. Pas shume eksperiencave me Turbinen 8 vite e gjysem , me gramshin 1 vit , me luzin 1 vit dhe me Bylis 4 muaj ne superlige! Kam shume energji dhe fuqi , por kushtet dhe shume arsye me detyruan te merja kete vendim! Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen gjat karrieres time futbollisitke.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga