
Tirana do të luajë më datë 1 tetor sfidën e "Play Off" ndaj Young Boys në transfertë. Bardheblutë kanë një shans të artë për të kaluar në grupet e Europa League pasi mjafton një rezultat pozitiv në Zvicër për të bërë ëndrrën realitet. UEFA në faqen zyrtare ka bërë me dije edhe gjyqtarin kryesor të këtij takimi.
Sergei Karasev, gjyqtari 41-vjeçar nga Rusia do të jetë ai që do të vendosi drejtësi në sfidën që Tirana do të luajë ndaj Young Boys. Prej 2008 ai gjykon në elitën e futbollit rus, ndërsa mban stemën e FIFA-s që nga 2010 ku drejtuar më shumë se 100 ndeshje në Europë.
Karasev është një emër i njohur për klubet shqiptare pasi ka drejtuar Flamurtarin ndaj Jablonec në vitin 2011 si dhe Skënderbeun ndaj Dinamo Zagreb. Rusi do të ndihmohet nga dy bashkëkombasit e tij, Valeri Danchenko, Dmitry Safyan, ndërsa gjyqtari i 4-të do të jetë Mikhail Vilkov.