Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të qëndrueshëm për Juventus këtë sezon. Ai ishte një nga protagonistët e fitores së djeshme 1-0 të bardhezinjve kundër Lazios, e vlefshme për Kupën e Italisë. Trajneri Massimiliano Allegri ka komplimentuar mesfushorin menjëherë pas sfidës.
“Ai bëri një ndeshje të madhe jo vetëm nga ana teknike, por edhe ajo njerëzore. Për mentalitetin e tij dhe zemrën po bëhet një shembull për të gjithë në mënyrën se si i qaset ndeshjes. Ai nuk dorëzohet kurrë dhe ka brenda vetes ADN-në e klubit”, është shprehur Allegri.
I ardhur nga skuadra e Sassuolo vitin e kaluar dhe pasi kaloi disa dëmtime, Locatelli po bëhet një “gur i rëndë” në mesfushën bardhezi. Klubi mund të hapi diskutimet me të për rinovimin e kontratës që skadon në verën 2024. Palët po përgatiten të nënshkruajnë një kontratë të re e cila do të skadojë në 2026. Paga e re për Locatelli do të shkojë në 3 milion euro në sezon.