
Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 ndeshjesh. “Zonja e Vjetër” ka triumfuar me përmbysje ndaj Frosinones në shtëpi.
Vlahovic do të shënonte golin e parë në minutën e 3-të të takimit, tyeksa Cheddira 14’ do të barazonte shifrat. Verdheblutë do të shënonin golin e avantazhit në minutën e 27-të të sfidën, teksa vetëm pas 5 minutash do të ishte sërish Vlahovic që do të sillte baraspeshën me golin e dytë personal.
Pjesa e dytë do të ishte shumë e luftuar, por do të shënohej vetëm 1 gol në minutat shtesë. Rugani në minutën e 90+5-të do të gjente rrugën e rrjetës dhe do të çonte peshë gjithë stadiumin, teksa do të shënonte golin e fitores për bardhezinjtë.
Skuadra e Allegrit rikthehet te fitorja në kampionat duke “shkemluar” kështu krizën e javëve të fundit. Aktualisht “Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e dytë në kampionat me 57 pikë.