
Juventusi dëshiron medoemos të blejë Luka Modricin. Bardhezinjtë e kanë piketuar prej kohësh mesfushorin kroat dhe duan të bindin Real Madridin që t'ua dhurojnë futbollistin më të mirë të vitit 2018.
"Zonja e Vjetër" synon që të ndërtojë një ekip elitar me emra që kanë në "ADN" triumfet madhore në futboll. Lajmin për përpjekjet e Juves për të blerë Modricin e ka zbuluar media spanjolle "Don Balon". Ajo aludon se 34-vjeçari dëshiron ta mbyllë këtë vit kapitullin e suksesshëm me Real Madridin.
Poll