
Ditët e vështira për skuadrën e Juventus duket se nuk kanë mbaruar. Kjo pasi skuadra bardhezi do të përballet me të tjera penaliteteve për shkak të skandaleve lidhur me pagat e futbollistëve. Këtë herë është UEFA ajo që pritet të japë verdiktin e saj mbi Zonjën e Vjetër, e cila sheh t’i rrezikohet dhe pjesëmarrja në sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës.
Gjithcka lidhet me një marrëveshje të bërë pak muaj më parë nga skuadrat italiane si Juventus, Milan dhe Inter për Fair Play Financiar me UEFA-n që ka vënë re shkelje fiktive nga skuadra torineze.
Dënimi parashikohet të arrijë në zyrat e klubit në fund të qershorit. Mundësitë tashmë janë të mëdha që Juventus mos të luajë për të paktën një vit në Kupat e Eurpës, duke përfshirë Conference League në sezonin e ardhshëm.