Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus merr frymë lirisht, dëmtimi i Pogba jo aq i rëndë sa parashikohej (MUNGESA)

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus merr frymë lirisht, dëmtimi i Pogba jo aq i rëndë

Paul Pogba do mungojë afro një muaj për Juventus. Francezi u dëmtua në stërvitje me Zonjën, duke lënduar meniskun anësor të gjurit të djathtë. Sky Sport në Itali bën me dije se mesfushori nuk ka një lëndim siç u mendua në fillim (2-3 muaj), duke qenë jashtë vetëm për ndeshjen e parë të Serie A, atë kundër Sassuolo.

Francezi do i nënshtrohet orët në vijim një konsulte të specializuar për dëmtimin, çka do përcaktojë edhe operacionin. Synimi i Zonjës është që të kthejë Pogba të gatshëm për ndeshjen e javës së tretë të Serie A, atë ndaj Romës në 27 gusht në shtëpi, sfidë e programuar për në 18:30. Mes Sassuolo dhe Romës qëndron Sampdoria në 22 gusht.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga