Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jul AHMATAJ bën "prapa-kthehu", trajneri i TIRANËS vijon bashkëpunimin: Kërkoj falje, vendim i nxituar (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Jul AHMATAJ bën "prapa-kthehu", trajneri i TIRANËS vijon

Tirana është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratës së bujshme të trajnerit Ahmataj pas ndeshjes me Skënderbeun. Pas një takimi të gjatë me presidentin Halili, trajneri Ahmataj u bë pjesë e emisionit "Zona Gol" për të sqaruar situatën e krijuar. Në fjalën e tij Ahmataj deklaroi se nuk duhet të kishte folur në atë mënyrë pas ndeshjes dhe i kërkoi falje të gjithë personave që janë t ëlidhur me Tiranën nga tifozët deri tek njerëzit më të lartë të klubit.

"Dua ti kërkoj falje të gjithë tifozëve, ambientit. Mendoj që duhet ta kisha bërë më të frenuar deklaratën, por ndonjëherë gjërat e këqija nuk bëhen për keq, bëhen dhe për mirë. Kam dhënë veten time në tryezën e klubit. E kam sakrifikuar veten për këtë arsye. Ka shumë gjëra të sinqerta. Nuk kam ardhur këtu për një vend pune. Kam ardhur këtu por ndryshime. Vështirësitë janë shumë të mëdha dhe duhet të ngelen brenda familjes. Është e vërtetë që I kam paraqitur dorëheqjen presidentit por më është kërkuar që  të vazhdoj punën. Ky klub dhe kjo tifozëri e meriton që Tirana të ketë momente më të mira dhe këtë mund ta arrimë të gjithë bashkë", u shpreh fillimisht Ahmataj.

Cilat janë problemet brenda klubit të Tiranës?

"Ka disa gjëra që mua më kanë shqetësuar shumë dhe kjo më ka revoltuar. Janë gjëra që duhen zgjidhur brenda shtëpisë. Ne gjërat do ti vendosim siç duhet brenda ekipit. Ne duhet ti bëjmë gjërat mirë për të arritur tek rezultati, po nuk I bëmë mirë nuk arrijmë dot tek rezultati. Futbollistat janë më pak fajtorë në këtë situatë ne drejtuesit duhet ti rregullojmë këto. Mendoj se të gjitha gjërat që kam bërë, e kam bërë për të mbrojtur skuadrën, për të mbrojtur futbollistat. Ka disa gjëra që nuk funksionojnë siç duhet. Gjërat mbeten brenda klubit nuk duhet të dalin gjërat jashtë nga trajnerët apo drejtuesit" tha Ahmataj.

Situata me presidentin Halili:

" Presidenti më ka dhënë beism të plotë. Unë nuk kam thënë në asnjë moment qe presidenti mendon si të më largoj  që në ditën e dytë. As futbollistët. Por, njerëz pranë skuadrës që kanë influencë tek lojtarët e tentojnë këtë gjë. Gjithashtu dua të theksoj se këta njerëz nuk janë të rëndësishëm për ekipin. Por kanë influencë te lojtarët. Do të rregullojmë çdo gjë në vijim. Deklarata ime ka qenë e nxituar", ka shtuar ai.

A ka ndërhyrje tek klubi I Tiranës?

Shqetësime dhe probleme në jetë ka gjithmonë. Por nuk ka ndërhyrje tek Tirana. Po të kishte unë nuk do të isha këtu sot. Tirana është skuadër për kampion. Duhet përkushtim dhe të përmirësohemi në vijim dhe rezultatet do të vijnë. Unë nuk dua të justifikohem. Por një punë të mirë të trajnerit nuk doja ta ndërtoja për një javë apo për tre ditë. Ne jemi përpjekur ta çojmë përpara këtë skuadër, të japim maksimumin për këtë gjë. Trajneri është përgjegjës për këtë", tha Ahmataj.

Pyetje nga Ylli Aga: Për të sqaruar opinionin publik, a je penduar që e bëre deklaratën pa folur me presidentin?

"I kërkoj falje të gjithëve. Jo presidentit por edhe ambientit sepse gjërat duhen mbyllur".

Kush do bëhet kurban tani?

"Nuk ka asnjë kurban. Ne do të vazhdojmë punën. Gjërat që janë konstatuar do të rregullohen. Skuadra do të bëhet bashkë dhe vetëm kështu do të ecim", përfundoi Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga