
Tirana barazoi 2-2 me Bylisin në Rrogozhinë. Një pikë që tashmë u heq nga duar titullin pasi Partizani i barazon me pikë. Visaj Bekaj ishte protagonsit gjatë kësaj sfide, i cili kontestoi shumë për penalltinë e dhënë ndaj Bylisit. Pas sfidës do të theksonte:
Barazimi? Unë jam shumë krenar me çunat pë sakrificën që kanë bërë gjatë këtij kampionati. Ndeshja u vendos dhe mori fund nga një vendim jo i duhur. Do të shikoj emisionin dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë Bujar Prengja, ndërkohë ju kërkoj falje që thyeva kameran. Ne nuk dorëzohemi asnjëherë. Kemi dhe ndeshjen e Kupës.
Pse jeni të dorëzuar? Jetojmë në Shqipëri vllai.. ne do të japim maksimumin, por gjithçka është e pamundur.
Shehi pas sfidës çfarë ju ka thënë? Ai është krenar me neve me vetën me punë. Po ky ëhstë futbollit dhe janë vendime shumë të ngutshme. Ne kemi ndeshje me Erzenin dhe më pas në finalen e Kupës.
Presidenti çfarë ju ka thënë? Vetëm na ka thënë që është krenar me neve. Nu po mundem të flas më tepër, nuk e di.