
Teuta pret në “Niko Dovana” skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të. Ky takim do të startojë në orën 16:00.
Edi Martini dhe Mirel Josa kanë shuar çdo dyshim të mundshëm për këtë përallje, ndësa kanë skicuar edhe 11-të luftëtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Te durrsakët mungojnë Goxhaj dhe Gruda. Mbrojtësi ka dëmtim, ndërsa sulmuesi vuan nga një gjendje gripale.
Nga ana tjetër Josa i ka besuar sërish Balajt duke ulur kështu në stol Kainan, me këtë të fundit që shënoi dopietë në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Marku, Kuro, Jazexhi, Kotobelli, Gjinollari, Karabeci, Beqja, E.Vila, Kallaku, L.Vila. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Mala, Balaj, Çoba. Trajner: Mirel Josa