
Vllaznia pret në “Loro Boriçi” skuadrën e Laçit në një takim që nis në orën 16:00 dhe është i vlefshëm për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”.
Për këtë takim Mirel Josa ka marrë edhe vendimin sa i takon aktivizimit të sulmuesit të kombëtares, Bekim Balaj, i cili nuk do ta nisë nga minuta e parë, teksa mund të shfrytësohet në fraksionin e dytë. Tekniku u shkodranëve vuan mungesat e Latifit, Bulatovic dhe Latifit.
Ndërkohë nga krahu tjetër Gentian Mezani vuan mungesën e dy lojtarëve të rëndëisishëm kryesisht në repartin e mbrojtjes. Renato Ziko i skualifikuar për shkak kartonësh, ndërsa Rudolf Turkaj akoma nuk është riaftësuar.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur se cilët do të jenë lojtartarët që do të hedhin në fushën e lojës në “Loro Boriçi”
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic; Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Kaina, Mala. Trajner: Mirel Josa
Laçi: Dajsinani; Duka, Velkoski, Borysiuk, Roganovic; Manellari, Ujka, Geci, Guindo, Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Gentian Mezani