
Erzeni dhe Vllaznia do të përballen mes tyre në “Niko Dovana” ditën e sotme duke nisur që nga ora 19:00. Sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet që kërkojnë të reagojnë për rezultatet negative të marra javët e fundit.
Xhevahir Kapllani kërkon vendin e tretë në klasifikim dhe ndaj fitorja është detyrim për të, por shijakasit do të vuajnë mungesën e dy lojtarëve kryesorë. Nehar Sadikki dhe Florian Kadriu akoma nuk e kanë kaluar dëmtimin dhe nuk do të jenë gati për duelin me shkodranët.
Nga ana tjetër Mirel Josa pritet t’i besojë një fanelë titullari sulmuesit Bekim Balajt, i cili do të luante edhe sfidën e parë ngaa fillimi me fanelën e kuqebluve. Gjithashtu lajm i mirë është edhe Liridon Latifi që është i gatshëm për shijakasit, teksa mban në ankth Esat Mala, i cili është në dyshim për këtë përballje.
Formacionet e mundshme:
Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Enk, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi (Troplini), Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Vllaznia: Zogovic, Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Hoxhaj, Balaj, Mala (Çoba). Trajner: Mirel Josa.