Historia mes Joao Cancelos dhe Interit përfundon këtu. Zikaltërit nuk janë të gashtshëm të paguajnë te skuadra e Valencias shumën e 35 milion eurove. Sikurse raportojnë mediat italiane, spanjollët kanë vendosur të mos e mbajnë mesfushorin e skuadrës së Valencias Geoffrey Kondogbia dhe për këtë arsye duket se nuk arrihet marrëveshja për Cancelon.
"Tuttomercatoweb" informon se nga Anglia janë të interesuar për shërbimet e portugezit. Skuadra që dëshiron shërbimet e mbrojtësit është Wolverhampton, që duket se janë të gatshëm për të paguar shifrën e 35 milion eurove.
Poll