Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Tirana dhe Partizani, tjetër klub legjendë në Shqipëri po vuan për pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Tirana dhe Partizani, tjetër klub legjendë në

Edicioni i ri në Superiore deri më tani po dhuron surpriza. Kur kemi lënë pas 7 javë kampionat, në vendin e parë është Bylisi me Vllazninë, skuadra këto të ardhura nga Kategoria e Parë dhe janë në krye me nga 12 pikë. Po të njëjtën kuotë pikësh e ka dhe Teuta së bashku me Skënderbeun.

Ajo që vihet re se pretendentët si Tirana, Partizani, apo edhe Kukësi, ende nuk e kanë nisur shkëputjen nga pjesa tjetër e tabelës, madje renditen diku nga mesi i saj. Mirëpo, një tjetër klub legjendar në vend është edhe Dinamo që "dergjet" në Kategorinë e Parë, Grupi A. 18 tituj kampionë të fituar në Superiore dhe pesha e fanellës nuk po i ndihmon dot blutë të bëjnë mirë.

Këtë fillim sezoni ndoshta pritej një nisje pozitive e tyre, por që në fakt nuk ka ndodhur kështu. Madje ka qenë e kundërta. Në 4 javë, Dinamo ka arritur të grumbullojë vetëm 1 pikë dhe ndeshjen e ardhshme do të luajnë me Erzenin, tjetër sfidë e vështirë kjo. Gjithsesi sezoni është shumë i gjatë dhe në vazhdimësi mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga