
Rivaliteti për fitimin e titullit kampion në Kategorinë Superiore është i madh. Përveç kësaj gare,ka "luftë" edhe për "Këpucën e Artë".
Lista e golashënuesve kryesohet nga Patric Eze. Sulmuesi i Kukësit ka realizuar 13 gola deri më tani, duke bërë paraqitje individuale mjaft cilësore. Nuk mbetet mbrapa as shoku i ekipit, Ibraimi, i cili ka "tundur rrjetën" 12 herë. Pavarësisht këtij fakti, verilindorët renditen në mesin e tabelës. Me nga 11 gola janë Dejvi Bregu dhe Ardit Hoxhaj, ndërsa me 9 gola është Idriz Batha i Tiranës. Vlen të theksojmë seri më tani janë luajtur 30 javë kampionat.
Se cili nga lojtarët do ia dalë në fund të triumfojë, na mbetet të presim e të shohim.
Poll