
Albi Doka, futbollisti i Tiranës ka sesi i kalon këto ditë në karantinë. Me futbollin të ndalur prej Covid-19, lojtari bardheblu është tepër aktiv në rrjetet sociale, teksa poston momente nga përditshmëria.
Veç stërvitjes të thuajse çdo dite, Doka ndan për fansat e tij edhe momente të këndshme siç është ky më poshtë, ku duket se nuk është keq as në kërcim, një pasion ndoshta i fshehur. Me mesazhin për të qëndruar në shtëpi, Doka ka nominuar disa nga miqtë e tij dhe i ka sfiduar të provojnë kërcimin.
Poll