Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm në Superiore, futbolli i moshave haset me "lumë" problemesh

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm në Superiore, futbolli i moshave haset me

Në vendin tonë, futbolli nuk është ende në nivelin e duhur dhe kjo duket nga eksperienca që klubet në vend kanë në arenën ndërkombëtare. Vetëm Skënderbeu e ka bërë dy herë që ka shkuar në Grupet e Europa League, një herë nën drejtimin e trajneri Ilir Daja, e herën tjetër nga Mirel Josa.

Për të bërë një krahasim me vendet jashtë, që skuadrave të moshave iu kushtojnë një vëmendje shumë të madhe, përfshirë këtu edhe akademinë. Kujtojmë që skuadra si Real Madrid, Barcelona, Atletico, etj, kanë shumë lojtarë që kanë dalë nga akademia e tyre dhe luajnë me klube të rëndësishme në Europë, ndërsa ata që janë të një niveli shumë të lartë, i mbajnë në skuadrën e tyre, e duke korrur kështu sukese.

Në këtë aspekt, futbolli i moshave në vendin tonë është për të ardhur keq, tërësisht në hije dhe me plot probleme. Nëse probleme pa fund shohim tek ekipet e elitës, në Superiore, çfarë mund të presim në nivele më të ulëta.

Mirëpo, më tepër se kaq, ajo që bie më shumë në sy është edhe mentaliteti si luhet futbolli. Lojtarët më tepër preferojnë të japin maksimumin kur konfliktohen me kundërshtarin, duke e çuar situatën deri tek goditjet me grushte dhe sherr, sesa të kërkojnë një lojë fair-play, ku në fund të fitojë ai që ka derdhur më shumë djersë dhe ka dhënë maksimumin.

Në fakt, janë shumë elementë që situata bëhet e padurueshme. Arbitrat nuk janë të pavarur në disa raste. Ka momente ku për raste të dyshimta, ose të pakuprueshme, jepen penallti ose mund të favorizohet dukshëm njëra skuadër dhe kjo bën që durimi të shkojë në kufi, aq sa nervat ta mposhtin dhe situata më pas fillon e del nga kontrolli.

Është për të ardhur keq në fakt kur pas ndeshjes, më shumë të diskutohet për dhunën, sesa për rezultatin se çfarë prodhoi loja. Ka ardhur koha që në sportin më të ndjekur në botë, futbollin, në Shqipëri të hapet një kapitull i ri dhe, ku fokusi të jetë tek loja dhe jo tek tensioni apo ndërhyrjet nga jashtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga