Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Musta, Ilir DAJA premton blerje: Bisedime intensive, kundërshtarët u eleminuan nga Partizani i Beogradit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Musta, Ilir DAJA premton blerje: Bisedime intensive,

Ilir Daja, trajneri i Partizanit ka folur për kanalin e klubit të kuq nga Ohri. Demat dy ditë më parë udhëtuan drejt Ohrit, aty ku në kushte optimale po përgatisin ndeshjen e radhës në Conference League, atë në 8 korrik me FC Sfintul Gheorghe, ekipin moldav që sezonin e shkuar u eleminuan nga Partizani i Beogradit në Europë. Për Dajën, Musta është përforcimi I parë pasi të tjerë do vijnë.

"Kemi bërë një javë stërvitje në Tiranë dhe kemi udhëtuar drejt Ohrit në kushte optimale si sa u përket akomodimit, ashtu edhe temperaturave që ofron Ohri në këtë stinë ku janë të favorshme për të futur ekipin në ngarkesa të plota me dy seanca në ditë.

Stërvitemi në kushte optimale sa i përket edhe fushës stërvitore, presim nga dita në ditë që të përforcohemi ku kemi nevojë me ato largime që tashmë janë bërë të ditura. Jemi intensivisht në biseda me lojtarë të ndryshëm për të plotësuar këto hapësira në mënyrë që përgatitja në ndeshjen e parë të na gjejë sa më mirë që të jetë e mundur.

Gjëja e parë është plotësimi i ekipit me lojtarë për të patur një përfaqësim sa më dinjitoz. Kemi mësuar kundërshtarin dhe ndeshjen e parë e kemi në transfertë. Është një kundërshtar që edicionin e kaluar në Ligën e Europës ka kaluar turin e parë dhe është eliminuar nga Partizani i Beogradit.

Kanë qenë takime me 90 minuta që do të thotë se nuk është një ekip i lehtë, pavarësisht se ka koeficient të ulët, se është formuar në vitin 2003. Në traditën e futbollit moldav ka pak vite, por prezantimi që ka bërë vjet ka qenë pozitiv.

Nuk është se do të ndajmë në përgatitje pjesën e Europës me atë të formatimit të Partizanit të edicionit të ardhshëm, por kjo është më emergjente se ndeshja është me datë 8 korrik.

Ne mendojmë se ata lojtarë që do të përfaqësojnë Partizanin në këto eliminatore, do të jenë pjesa me e madhe ata që do të përfaqësojnë Partizanin në edicionin tjetër. Por kemi hapësira edhe pas eliminatoreve që të plotësojmë grupin e Partizanit për të përfaqësuar ekipin se dihet gjithmonë që Partizani ka objektiva maksimale", tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga