
Shqipëria po përgatitet të luajë miqësoret e muajit mars, të cilat do të jenë një test para sprovës së madhe të Europianit të Gjermanisë. Deri më tani janë caktuar dy ndeshje miqësore, përballë Kilit më 22 mars dhe me 25 përballë Suedisë.
Por Kombëtarja jonë do të luajnë edhe një ndeshje miëqsore të tretë, por që nuk do të luhet në mars. Thuhet se kundërshtari i Kombëtares sonë do të jetë Lihtenshtejni. Federata e këtyre të fundit dhe FSHF kanë rënë dakord për një ndeshje miqëosre gjatë grumbullimit të muajit qershor, pak ditë para nisjes së Europianit.
Lajmin për këtë ndeshje e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit të Lihteshtejnit që thotë se një nga miqësoret e tyre do të jetë pikërisht ndaj Shqipërisë. Tashmë pritet vetëm të caktohen vendi, data dhe ora.
"Në qershor, dy finalistë të Europianit do të duan të kontrollojnë formën e tyre kundër Lihtenshtejnit pak para fillimit të EURO 2024-ës. Fillimisht, në fillim të muajit në një vend dhe datë ende të pacaktuar, do të luajmë kundër Shqipërisë, më pas në 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë”, shkruan në komunikatën e saj Federata e Lihtenshtejnit.