
Milot Rashica do të largohet nga Ëerder Bremen. Sulmuesi shqiptar më rënien e skuadrës në Bundesliga 2 pritet që të nisë një aventurë të re, por me shumë mundësi do të mbetet në kampionatin gjerman. "Bild" raporton se Frankfurti ka kërkuar të marrë shërbimet e Rashicës, por së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munchen.
Kampionët e Gjermanisë e shikojnë lojtarin si sulmuesin e 4-të në ekip, por nuk duan që të shpenzojnë shumë para. Vlera e lojtarit shqiptar ka rënë në 15 milionë euro, por Bayern dëshiron të ofrojë akoma edhe më pak për të marrë lojtarin në ekip. Ngelet për t'u parë në ditët në vijim nëse këto zëra do të konfirmohen apo do të qendrojnë thjesht aludime merkato.
Poll