Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

 Jo vetëm Bekim Balaj, një tjetër titullar rrezikon sfidën me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
 Jo vetëm Bekim Balaj, një tjetër titullar rrezikon

Vllaznia nuk po kalon një moment të mir ënë kampionët, ku në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm 4 pikë. Për shkak të këtyre rezultateve shkodranët kanë humbur terren në tabelën e klasifikimit dhe tashmë e shikojnë vetëm në vendin e 8-të me vetëm 13 pikë.

Sfida e radhës për kuqeblutë është ndaj Laçit në ‘”Loro Boriçi”, takim që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00. Në këtë përballje Qatip Osmani do të kërkojë vetëm fitoren për të larguar krizën, ndonëse nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë kurbinasve.

Bekim Balaj do të jetë mungesa e madhe e këtij dueli, me kapitenin që ndaj Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre. Në këto kushte është i pezulluar, por ky nuk është shqetësimi i vetëm për Osmanin.

Esat Mala mungoi ndaj demave dhe stafi kryqëzon gishtat që lojtari të rikuperohet në kohë për sfidën e së shtunës. Gjendja e tij do të shikohet nga stafi dhe do të jenë mjekët e skuadrës ata që do të thonë fjalën e fundit. Në këto kushte Mala mban “peng” formacionin ndaj bardhezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga