Kategoria e Parë zhvilloi në fundjavën e kaluar ndeshjet e javës së 11-të të saj duke u rikthyer kështu në fushën e lojës pas pauzës për shkak të Kupës së Botës.
Departamenti i Garave në FSHF ka bërë me dije se kalendari i javës së 12-të dhe 13-të ka pësuar ndryshime. Kështu, takimet e fundit e planifikuara për t’u luajtur më 28 dhjetor nuk do të zhvillohen dhe kampionati do të ulë siparin për këtë vit më 20 dhe 21 dhjetor, kur do të luhen ndeshjet e fundit për vitin 2022, që përkojnë edhe me javën e 12-të të kampionatit.
Më pas, kampionati do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar sërish më 28 janar 2023.
Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë:
FC Besa – KF Skënderbeu, ora 13:00, 20 dhjetor 2022
Flamurtari FC – Besëlidhja, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KS Korabi – FK Tomori, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Turbina – KF Burreli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
FC Lushnja – Oriku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
GËZUAR FESTATUlje nga 50% + një Byzylyk dhuratë!
FK Terbuni – FK Dinamo, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Luzi 2008 – FK Apolonia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Ndryshimet ka pësuar edhe kalendari i Kategorisë së Dytë, ku ndeshjet e fundit do t’i luajë më 21 dhjetor 2022.Më pas, sipas kalendarit tashmë të ndryshuar, skuadrat e Kategorisë së Dytë do të kenë një pauzë, teksa do të rikthehen të luajnë javën e nëntë më 28 dhe 29 janar të vitit 2023.
Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi A:
Valbona Fk – Shenkolli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Gramshi – K.F Murlani, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Iliria – KSSH Veleçiku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Naftetari – Vora, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Sopoti – F.C Bulqiza, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi B:
KF Pogradeci – KF Shkumbini, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
AF.Elbasani – SHS Albpetrol, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Maliqi – FK Memaliaj, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Delvina – KF Butrinti, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
A.F. Luftetari – Laberia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Devolli – FK Tepelena, ora 13:00, 21 dhjetor 2022