
Tirana e këtij viti po kalon një ngërç rezultatesh, ndërkohë që as loja e mirë në dy ndeshjet e fundit nuk ka mjaftuar për të marrë pikë, pasi edhe dje në Vlorë ata u mundën me rezultatin e pastër 2-0.
Gjithçka ndodhi në fund të takimit, kur perla e Donjet Shkodrës zhbllokoi takimin, ndërsa Bushiç pak minuta më pas mbylli gjithçka.
Tirana tashmë e sheh veten me pikë të barabarta me Laçin e vendit të parafundit dhe hijet e mbijetesës kanë nisur të sillen rreth bardhebluve.
Nuk ka mjaftuar vetëm kaq, pasi tifozët vlonjatë kanë dashur edhe ata të lënë shenjën e tyre në këtë fitore të skuadrës së tyre, teksa njëri prej xhamave të autobusit të Tiranës është thyer.
Administratori Idrizi është shprehur se xhami nuk është thyer nga tifozeria por gjithsesi ain do tëpaguajë dëmin meqë ka ndodhur në Vlorë.