
Kosova nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 me Andorrën sot në Prishtinë. Autori i golit të dardanëve Edon Zhegrova foli pas sfidës për mediat. Sulmuesi i Lille u duk i zhgënjyer për rezultatin pasi me Andorrën të gjithë prisnin fitoren. Kështu bëhet edhe më e vështirë për dardanët kualifikimi në Euro 2024.
“Të gjithë jemi të mërzitur dhe të pikëlluar për këtë barazim. Besoj që në fillim e nisëm ndeshjen me neglizhencë dhe me presion më të madh, në fund ishim të pafat. Duhet të fitojmë ndeshjet, kështu nuk mund të kualifikohemi”, tha Zhegrova.
Poll