
Real Madrid ia doli të triumfonte në “El Clasico” kundër Barcelonës. Madrilenët fituan 2-1 ndaj blaugranave, ku Jude Bellingham ishte padiksutim heroi i kësaj superndeshjeje.
Mesfushori arriti të gjente dy here rrugën e rrjetës për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhuruar “Los Blancos” 3 pikë të rëndësishme përballë rivalit të tyre të përjetshëm. Carlo Ancelotti do të fliste gjithë superlativa për anglezin, teksa thekson se në fushën e lojës duket si një veteran.
“Ai shënoi një gol të mrekullueshëm fillimisht dhe u tregua i zgjuar në të dytin. Ne jemi të befasuar. Të gjithë janë të befasuar nga niveli i tij i efikasitetit në sulm. Ai futet në zonë, por sot gjuajtja e golit të parë na befasoi, ai shënoi një gol të mrekullueshëm. Tani për tani ai është lojtari që po bën diferencën.
Ai duket si një veteran, karakteri i tij është shumë i mirë. Barazimi ndryshoi plotësisht dinamikën, do të thoshte më shumë forcë për ne dhe më shumë dobësi për Barcelonën, e cila kishte luajtur më mirë deri në ato caste.
Bellingham mund të arrijë deri në 20-25 gola. Ai e ka nisur mirë, por ne nuk e mendojmë atë si një golashënues, ne mendojmë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne që po shënon shumë gola tani. Ne kemi nevojë për gola edhe nga sulmuesit”, ka përfunduar trajneri i madrilenëve.