Meksika mposhti Afrikën e Jugut, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit A të Botërorit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Banorte” përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Pas këtij takimi, ka folur edhe trajneri fitues, Javier Aguirre.
"Do të jem serioz. Nuk më pëlqeu aspak pjesa e parë. Mund të ishim duke fituar lehtë 3-0. Duhet të kishte shkuar kështu, por askush nuk tha asgjë për këtë. Ata bënë vetëm një gjuajtje në portë.
Ne ishim shumë më superiorë në pjesën e parë, por rezultati nuk reflektoi atë se çfarë jam duke thënë. Ia bëmë gjërat vetes të komplikuara.
Goli i dytë që shënuam, shoqëruar me kartonin e kuq të tyre na dha ndjesinë e çlirimit, por duhet thënë që nuk ishim vertikalë. Të jemi seriozë me rezultatin dhe me mënyrën si luajti skuadra. Nuk duhet të mashtrohemi nga rezultati”, tha Aguirre.
