Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 34-të vjen me spektakël, "MËSOHET" skuadra e parë e mbijetuar (KLASIFIKIMI)

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore ka njohur kampionen e saj tre javë përpara fundit. Partizani është skuadra që u gradua kampione në edicionin e 80-të të kompeticionit, një trofe që shkon në shtëpinë e kuqe pas 26 vitesh.

Një enigmë që nuk zbulon të gjithë Puzzle e këtij kampionati. Por, shumë nga ky puzzle pritet të zbulohet që këtë të shtunë. Kategoria Superiore luan javën e 34-të të saj, ku nuk mungojnë duelet interesante. Ai më i luftuari pritet të zhvillohet në "Selman Stërmasi", aty ku Tirana pret Kastriotin në një 90 minutësh tërësisht mbijetese. Distanca prej 2 pikësh mes tyre e bën akoma më të bukur këtë duel, që do të luhet këtë të shtunë duke nisur nga ora 16:30.

Po në të njëjtën orë, Flamurtari dhe Laçi përplasin "brirët" me njëra-tjetrën. Takimi i Vlorës pritet të zbulojë skuadrën që do të jetë me të drejta të plota në garë për një vend në Kupat e Europës. Ndërkohë, Teuta pret kampionët e saposhpallur, Partizanin dhe Kukësi bën një test në kampionat para finales së Kupës ndaj Tiranës me Skënderbeun.

Ndërsa, Luftëtari fiton 3 pikët në tavolinë përballë Kamzës dhe është praktikisht jashtë garës për mbijetesë. Të gjitha takimet do të luhen në orën 16:30, duke i qëndruar "besnik" vendimit të FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga