
Në fundjavë në fushën e lojës nuk do të zbresin vetëm ekipet e Abissnet Superiore por edhe skuadrat e Kategorisë së Parë. Ky kategori do të zhvillojë ndeshjen e javës së 15-të, e cila do të luhet në 3 ditë, duke nisur që të shtunë deri të hënën.
Ditën e shtunë do të luhen 4 duele, të gjitha në orën 13:00. Korabi do të presë në shtëpi Flamurtarin. Një duel mjaft i rëndësishëm pasi të dyja ekipet kërkojnë fitoren për të qenë në garë për një vend në “Play-Off” që të ngjit në Superiore. Burreli do të udhëtojë në Pukë për të sfiduar Tërbunin, teksa Oriku pret Luzin 2008.
Ditën e dielë do të luhen dy takime. Besa pret Bëselidhjen ndërsa Apolonia udhëton në transfertë për t’u përballur me Turbinën, takime që do të luhen në orën 13:00.
Takimi i fundit ddo të luhet ditën e hënë në orën 13:00. Dueli mes Dinamos dhe Skënderbeut premton spektakël, pasi të dyja ekipet kryesojnë Kategorinë e Parë dhe mes tyre është një duel direkt për vendin e parë në renditje.
Sfidat e javës së 15-të:
E Shtunë më 11 shkurt
Korabi-Flamurtari 13:00
Tërbuni-Burreli 13:00
Lushnja-Tomori 13:00
Oriku-Luzi 2008 13:00
E Diel më 12 shkurt
Besa-Besëlidhja 13:00
Turbina-Apolonia 13:00
E Hënë 13 shkurt
Dinamo-Skënderbeu 13:00